Kjo Thirrje është e hapur vetëm për individë! Për organizatat, WBF është duke përgatitur një paketë të re granti që do të shpallet në muajt në vijim.
Të drejtë aplikimi kanë studentët, studiuesit, profesorët, sipërmarrësit e rinj, anëtarët e shoqërive civile, sportistët, artistët, anëtarë të institucioneve publike, etj. Kushti i vetëm: Të kesh pasaportë të vlefshme të njërës prej Palëve Kontraktuese të Rajonit të Ballkanit Perëndimor.