UNDP në bashkëpunim me Ministrinë për punë dhe politikë sociale dhe Agjencionin për punësim në RMV shpall të hapur thirrjen për personat e papunë, në kuadër të programit #careeconomy, si pjesë e Planit Operativ për masa dhe programe aktive për punësim #ShansPërTëGjithë
150 persona të papunë do të kenë mundësinë të ndjekin trajnime tre mujore falas për kujdestarë dhe asistentë, të cilat do të realizohen në nivel vendor. Duke mbaruar trajnimin, personat e papunë do të kenë mundësi për punësim në institucione për mbrojtje sociale të të moshuarve dhe në shoqata qytetarësh.
Punëdhënësit potencial, do të punësojnë 100 persona të trajnuar, të cilët do të ofrojnë shërbime sociale për ndihmë dhe përkujdesje në amvisëritë e personave përfitues të këtyre shërbimeve
Paraqitja bëhet në 30 qendrat e punësimit pranë Агенција за вработување на РСМ / Agjencia për punsim e RMV, duke mbushur fletëparaqitje.